Presidentja Osmani dhe Haradinaj bisedojnë për Bordin e Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar serinë e takimeve me udhëheqësit e partive opozitare.

Pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka deklaruar se në këtë takim u diskutuan temat mbi Bordin e Paqes si dhe zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

Ky takim vjen në një kohë kur dialogu dhe stabiliteti rajonal janë në qendër të vëmendjes politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *