Një individ është ndaluar në Mitrovicë të Jugut, i akuzuar për posedim të substancave narkotike pa leje.
Arrestimi ndodhi në mesditë në rrugën “Pajazit Boletini”, sipas burimeve nga Policia. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe konfiskuan 10 qese që përmbanin substancë të dyshuar narkotike, me një peshë totale prej 11.1 gramësh.
Rasti është klasifikuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është vendosur në ndalim policor.

Leave a Reply