Paris Saint-Germain, një nga klubet më të njohura ndërkombëtarisht, ka parë një rritje të madhe të shitjeve të fanellave, veçanërisht pas triumfit të tyre në Ligën e Kampionëve.
Sipas burimeve nga La Source Parisienne, fanellat e Ousmane Dembélé janë ato që shiten më shumë, duke e bërë atë lojtarin më të preferuar të tifozëve të PSG-së. Fitorja e tij në Kupën e Botës me Francën dhe sukseset individuale, përfshirë triumfin me Topin e Artë në vitin 2025, kanë rritur ndjeshëm popullaritetin e tij.
Pas Dembélé, në listën e preferencave vijon Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa Desire Doue është në vendin e tretë. Pavarësisht kësaj, La Source Parisienne nuk ka zbuluar numra të saktë të shitjeve, duke lënë hapësirë për spekulime.
Ajo që bie në sy është mungesa e Achraf Hakimi, Marquinhos dhe Vitinha në mesin e tre më të preferuarve nga tifozët. Kjo ka ngjallur kuriozitet dhe diskutime midis ndjekësve të klubit.

Leave a Reply