Ish-drejtori dënohet për ngacmime që çuan në vetëvrasje

Ish-drejtori i France Telecom, Didier Lombard, është dënuar me një vit burg për shkak të krijimit të një mjedisi pune të dëmshëm që çoi në vetëvrasjen e 19 punonjësve.

Ky vendim vjen pas një procesi të ristrukturimit që synonte eliminimin e 22 mijë vendeve të punës, ku punonjësit përballeshin me presione si transferime të pavullnetshme, detyra poshtëruese dhe izolim social. Nga kjo situatë tragjike, 19 punonjës humbën jetën duke bërë vetëvrasje, ndërsa 12 të tjerë tentuan të njëjtën gjë.

Një grua 32-vjeçare ndërroi jetë në vendin e punës, dhe një burrë 57-vjeçar u vetëdogj në parkingun e kompanisë. Kompania, aktualisht e njohur si Orange, u gjobit me 83 mijë dollarë, ndërsa Lombard dhe dy drejtues të tjerë u shpallën fajtorë për përgjegjësinë e tyre në këtë situatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *