Qytetarët e Drenasit mbushin sallën për Ramiz Lladrovcin

Në mjediset e Shkollës “Rasim Kiçina” në Drenas, kandidati për kryetar komune, Ramiz Lladrovci, organizoi një takim me banorët e Drenasit I.

Në këtë tubim, të pranishëm ishin edhe figura të njohura si Alban Leku, Anjeza Kurtaj, Ekrem Elshani dhe Burbuqe Istogu Hoxha, së bashku me kandidatët e tjerë të Listës “Për Drenasin Kampion”, raportoi rajoni.org. Lladrovci theksoi se pjesëmarrja e madhe është dëshmi e besimit të qytetarëve në punën dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit të kaluar.

Ai nënvizoi se plani i tij për të ardhmen është i bazuar në rezultate konkrete dhe qeverisje me integritet. Në fjalën e tij, Lladrovci u shpreh: “Ne premtojmë qeverisje që synon të jetë kampion në nivel nacional, duke ofruar projekte dhe punë që përmirësojnë jetesën e qytetarëve krenarë të Drenasit, zemra e Kosovës”, duke shtuar se nuk do të angazhohet në praktika të padrejta si premtime tokash apo emërime të fushatave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *