Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një incident i dyshimtë ka ndodhur në fshatin Stanovc i Ulët të Vushtrrisë, ku një veturë u përfshi nga flakët.
Sipas burimeve nga Prokuroria, më 05 tetor 2025, rreth orës 03:00, S. Duraku, 51 vjeç, dëgjoi një shpërthim në oborrin e tij.
Kur doli jashtë, ai vërejti se automjeti “Golf 7” i zi, që i përkiste bashkëshortes, ishte në flakë. Duraku dyshon se ngjarja është një zjarrvënie e qëllimshme, pasi pranë makinës u gjet një bidon me benzinë.
Ai vlerëson se dëmi arrin nga 9,500 deri në 10,000 euro. Zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin, ndërsa policia lokale ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e mundshëm.
Nën drejtimin e Prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si “Zjarrvënie” dhe hetimet po vazhdojnë për të zbuluar motivet dhe për të kapur personat përgjegjës.

Leave a Reply