Uran Ismaili: Implementimi i planeve fillon pas 12 tetorit

Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës, zhvilloi një takim me të rinjtë e Kodrës së Trimave, ku diskutoi për rëndësinë e votës më 12 tetor dhe për energjinë e nevojshme për ndryshim.

Ai theksoi se për të arritur një Prishtinë funksionale, secili qytetar duhet të angazhohet aktivisht përmes pjesëmarrjes në zgjedhje. Ismaili theksoi se kjo zonë ka kuptuar rëndësinë e këtij procesi dhe se së bashku, më 12 tetor, do të vendosin për të ardhmen e të gjithë qytetit.

Mesazhi i tij kryesor ishte përkushtimi ndaj ndryshimeve pozitive dhe bashkëpunimit për zhvillimin e Prishtinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *