Qindra miliona euro mbeten të pashpenzuara nga Komuna e Prishtinës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shprehur pakënaqësi me menaxhimin financiar të Komunës së Prishtinës, duke kritikuar kryetarin Përparim Rama për kthimin e miliona eurove të pashpenzuara në fund të çdo viti.

Murati e konsideron të papranueshme që, ndërsa qyteti përballet me probleme të shumta si mbeturina, strehim për endacakët dhe mungesa të çerdheve, fondet e papërdorura të mbeten kaq të larta. Në një postim në Facebook, Murati ka publikuar shifrat e suficitit të buxhetit të pashpenzuar nga Komuna e Prishtinës për tre vitet e fundit: 49 milionë euro në 2022, 53 milionë euro në 2023 dhe 34 milionë euro në 2024.

Ai parashikon se edhe për vitin 2025, suficiti do të kalojë 50 milionë euro. Murati thekson se çdo vit ka mbetur një shumë e madhe fondesh të papërdorura, ndërsa kryetari Rama ka shprehur ankesat për mungesë buxheti dhe diskriminim nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *