Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të vazhdojë procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, me fillim në orën 09:00.
Seanca e fundit, e mbajtur më 22 shtator, kishte përfshirë dëshminë e ekspertëve të psikiatrisë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. Dr.
Shpend Haxhibeqiri dhe Dr. Bujar Obërtinca kishin konfirmuar se të akuzuarit, Naim Murseli dhe Granit Plava, nuk vuajnë nga çrregullime mendore.
Për këtë rast të vrasjes, e cila ndodhi më 29 nëntor 2023, janë të akuzuar gjithashtu Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj. Ky gjykim po tërheq vëmendjen për shkak të natyrës së tij të ndërlikuar dhe implikimeve të mëdha që mund të ketë në drejtësinë vendore.

Leave a Reply