Qyteti bregdetar i Durrësit është gati të mikpresë sot udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Iniciativës Brdo-Brijuni, ku do të diskutohet mbi perspektivat evropiane dhe zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për rajonin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ndër pjesëmarrësit e pritshëm të këtij takimi të rëndësishëm. Ky samit, i organizuar nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Motoja e takimit, “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”, përmbledh qëllimin e tij kryesor. Ndër temat kryesore janë bashkëpunimi rajonal, integrimi në BE, dhe mbajtja e fuqisë së kualifikuar punëtore.
Diskutimet do të përfshijnë gjithashtu marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe politikat për të rinjtë. Përveç seancës plenare dhe konferencës për shtyp, planifikohen edhe takime dypalëshe mes liderëve.
Pjesëmarrësit e Iniciativës Brdo-Brijuni përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë, të cilat synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe progresin e përbashkët drejt BE-së.

Leave a Reply