Probleme me ujësjellësin, gjysma e Shkupit mbetet pa ujë

Një defekt i rëndë në sistemin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Shkupit.

Rrjedhja filloi pas shpërthimit të tubit F600, duke lënë pa ujë komunat si Vllae dhe Gjorçe Petrov. Ndërhyrjet e shpejta të ekipeve të “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” kanë arritur të ndalojnë rrjedhjen, por rifillimi i furnizimit me ujë do të kërkojë kohë për shkak të sasisë së madhe të ujit të derdhur.

Ky incident ka prekur një pjesë të madhe të qytetit, duke sjellë vështirësi për banorët e zonave të prekura. Ndërkohë, autoritetet janë duke punuar për të rikthyer sa më shpejtë normalitetin në furnizimin me ujë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *