Njësitet policore, gjatë patrullimit të tyre, ndaluan një automjet që drejtohej nga një shtetas serb, ku gjithashtu ndodhej si pasagjer një tjetër shtetas nga Serbia.
Gjatë kontrollit të kryer në mjet, u zbuluan mallra komerciale, përfshirë një kompresor për traktor, nëntë llustera, një frigorifer dhe pajisje hidraulike. Këto ishin duke u transportuar pa dokumentacionin e duhur, me qëllim të shmangies së kontrolleve doganore.
Pas konsultimit me prokurorin, mallrat u dërguan në terminalin doganor për procedim të mëtejshëm. Ndërkohë, të dyshuarit u intervistuan dhe më pas u liruan, duke vazhduar procedurën e rregullt.

Leave a Reply