Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Shqipëri, duke theksuar se kjo ngjarje përbën një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë në tërësi.
Në reagimin e tij, Këshilli e cilëson humbjen e gjyqtarit Kalaja si një tronditje për të gjithë ata që shërbejnë në zbatimin e ligjit. Kryesuesi i Këshillit, Albert Zogaj, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së viktimës, kolegëve dhe të gjithë sistemit gjyqësor të Shqipërisë.
Ai ka theksuar rëndësinë e reflektimit institucional dhe shoqëror në këto momente të vështira për drejtësinë shqiptare. Zogaj ka përfunduar duke nënvizuar se kujtimi për jetën dhe veprën e gjyqtarit do të mbetet si një shembull frymëzimi dhe nderimi për angazhimin në drejtësi.
Ky akt i rëndë ka ngritur shqetësime të thella për sigurinë dhe vlerat themelore të shtetit ligjor.

Leave a Reply