Belgjika planifikon transferimin e të burgosurve në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim dy ministre belge, Annelies Verlinden dhe Anneleen Van Bossuyt.

Këto ministre janë në një vizitë tre-ditore diplomatike në Kosovë dhe Shqipëri, me qëllim diskutimin e mbipopullimit në burgje dhe luftës kundër krimit të organizuar. Qeveria belge po shqyrton mundësinë e ndërtimit ose marrjes me qira të një burgu jashtë shtetit për të dënuarit që nuk janë rezidentë në Belgjikë, për të adresuar problemin e mbipopullimit kronik.

Gjatë vizitës së tyre, pritet që të zhvillohen bisedime për këtë ide në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu, në fokus të vizitës është edhe një letër qëllimi për ndarjen e të ardhurave kriminale të konfiskuara.

Kjo marrëveshje synon që një pjesë e këtyre të ardhurave, të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë nga hetimet belge, të kthehen në thesarin e Belgjikës. Vizita e dy ministreve belge vjen në një kohë kur çështjet e drejtësisë dhe migracionit janë në qendër të agjendës evropiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *