Ngjarja tragjike në gjykatën shqiptare tërheq vëmendjen e CNN

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, përfshirë CNN, që thekson sfidat e vazhdueshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pavarësisht reformave të gjera të ndërmarra që nga viti 2016. Sipas autoriteteve shqiptare, sulmuesi, një 30-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Sh., qëlloi për vdekje gjyqtarin Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori u largua, por u arrestua pak orë më vonë, me armën e krimit në posedim. Ende nuk është bërë i njohur motivi i saktë i ngjarjes, por burime të gjykatës tregojnë për një konflikt të pronësisë.

Ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë në institucionet e drejtësisë, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme që shoqërojnë çështje të caktuara gjyqësore në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *