Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe Ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt.
Ky takim është mbajtur në ambientet e Presidencës, ndërsa mediat kanë pasur mundësinë të marrin pamje vetëm në fillimin e tij. Në një tjetër zhvillim, mbrëmë Osmani ka pritur Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe Neva Grashiq, Sekretaren Shtetërore për Çështjet Evropiane dhe Diplomacinë Ekonomike nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Leave a Reply