Adis Beçiragiq ka vendosur të dorëhiqet nga posti i trajnerit të përfaqësueses së basketbollit të Bosnjë e Hercegovinës pas tre vitesh udhëheqje.
Vendimi u bë publik menjëherë pas përfundimit të Eurobasket-it, ku Bosnja arriti një nga rezultatet më të mira në historinë e saj, duke përfunduar në vendin e 13-të. Në një letër drejtuar Federatës së Basketbollit të Bosnjës, Beçiragiq përmendi problemet shëndetësore dhe stresin si arsyet kryesore për largimin e tij.
Ai theksoi se këto çështje kanë ndikuar negativisht në shëndetin e tij, duke e bërë të pamundur vazhdimin e detyrës. Beçiragiq planifikon gjithashtu të kryejë një operacion për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Pavarësisht dorëheqjes nga përfaqësuesja, Beçiragiq do të vazhdojë angazhimin e tij me klubin Trepça në Kosovë. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar pasardhësin e tij dhe të gjithë të interesuarit në basketbollin boshnjak, duke ndarë përvojën dhe këshillat e tij.
Gjatë periudhës së tij si trajner, Bosnja mori pjesë në dy edicione të Eurobasket-it, duke shfaqur një performancë të suksesshme.

Leave a Reply