Albian Hajdari, mbrojtësi qendror kosovar që luan për Hoffenheim në Gjermani, ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke lënë pas Zvicrën.
Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, 22-vjeçari shprehu emocionet e tij për këtë vendim, duke theksuar se për të Kosova ka një rëndësi të veçantë, edhe pse është një vend i vogël në sytë e botës. Ai u shpreh: “Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës.
E kam bërë këtë zgjedhje sepse Kosova për mua është sa krejt bota. Forca Kosova!”
Hajdari pritet të debutojë me ekipin kombëtar të Kosovës në ndeshjet e tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
Vendimi i tij për të luajtur për Kosovën është një moment i rëndësishëm për ekipin kombëtar, duke pasuruar përbërjen e tij me një talent tjetër premtues.

Leave a Reply