Qeveria kritikohet për shpërndarjen e 100 eurove studentëve

Vendimi i Qeverisë në detyrë për të ndarë 100 euro për studentët ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë.

Ky hap, i marrë në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, po konsiderohet si një përpjekje e kryeministrit Albin Kurti për të fituar vota, gjë që është kritikuar si kundërshtim me ligjin nga opozita dhe shoqëria civile. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar si një skemë korrupsioni që po i kushton Kosovës 26 milionë euro.

Ajo ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë për t’i ndalur këto veprime. Nga ana tjetër, Arben Mustafa nga PDK ka theksuar se studentët nuk mashtrohen me këto lëmosha elektorale dhe kanë nevojë për mundësi reale zhvillimi.

Korab Rashiti, deputet shqiptar në Bern, ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm nga prokuroria, duke e quajtur këtë një rast të korrupsionit institucional. Sipas hulumtuesit Eugen Cakolli nga KDI, masa financiare prej mbi 100 milionë eurosh e qeverisë në detyrë tejkalon kompetencat e saj dhe ka ndikim të qartë elektoral.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *