Ferit Idrizi, kandidati i PDK për kryetar të komunës së Vushtrrisë, ka marrë mbështetje të fuqishme nga të rinjtë e zonës.
Në një takim të fundit, Idrizi diskutoi me ta rreth ideve dhe mundësive që synon të realizojë gjatë mandatit të ardhshëm. Në një deklaratë, ai theksoi se prioritet i tij ka qenë gjithmonë rinia, duke ofruar subvencione, bursa dhe rritje të buxhetit për të mbështetur të rinjtë në çdo fushë të zhvillimit.
Idrizi premtoi se ky angazhim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që Vushtrria të përparojë përmes suksesit të të rinjve. Idrizi u shpreh se bashkëpunimi me të rinjtë është thelbësor për të arritur zhvillimin e dëshiruar të komunës dhe se do të vazhdojë të jetë prioritet kryesor në politikën e tij qeverisëse.

Leave a Reply