Analisti politik Sali Rexhaj ka shprehur kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për përpjekje për të siguruar mbështetje elektorale përpara zgjedhjeve të 12 tetorit, përmes shpërndarjes së 100 eurove për studentët.
Gjatë një interviste në programin “Ora Shtatë”, Rexhaj u shpreh se kjo praktikë është e zakonshme në vendet jodemokratike. Ai theksoi se në një shtet me demokraci të zhvilluar, qeveritë nuk ndajnë ndihma financiare në këtë mënyrë, duke e cilësuar këtë veprim si një strategji e liderëve autokratikë që kanë frikë nga humbja e pushtetit.
Rexhaj e quajti këtë lëvizje një formë të blerjes së votës, por shtoi se nuk beson se do të ketë efekt të qëndrueshëm. Sipas tij, shuma prej 100 eurosh është e pamjaftueshme dhe konsumohet shpejt, duke mos lënë ndikim afatgjatë tek votuesit.

Leave a Reply