Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb, thelbësore për Kuvendin

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e saj të plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, seanca konstituive e filluar më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e deputetëve të komunitetit serb. Gjykata thekson se Kuvendi nuk është konstituuar në bazë të nenit 66 dhe nenit 67 të Kushtetutës.

Gjykata ka urdhëruar që seanca të përmbyllet brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, duke kërkuar nga deputetët e zgjedhur të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Deputetët duhet të ushtrojnë detyrat e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, veçanërisht gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Ky vendim synon të sigurojë mbarëvajtjen e procesit kushtetues dhe të shmangë vonesat në funksionimin e Kuvendit të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *