Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e saj të plotë për ankesën e Lista Serbe lidhur me formimin e Kuvendit të Kosovës.
Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk është konstituuar për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb. Sipas aktgjykimit, nuk ekziston një detyrim që deputetët të votojnë në bllok për nënkryetarët e Kuvendit, qoftë ata të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare apo nga komunitetet jo-shumicë.
Gjykata thekson se votimi i tillë nuk është i paracaktuar në Kushtetutë dhe mund të realizohet vetëm me marrëveshje mes grupeve parlamentare. Gjithashtu, praktika e deritanishme parlamentare që nga viti 2011 ka treguar se nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë janë zgjedhur në bllok.
Përfundimisht, Gjykata thekson se zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare.

Leave a Reply