Kushtetuesja: Zgjedhja e Emilija Rexhepit përputhet me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjedhja e Emilija Rexhepit si nënkryetare e Kuvendit nga komunitetet joshumicë joserbe është në përputhje me Kushtetutën.

Sipas vendimit të gjykatës, kandidatja u propozua me shkrim më 26 gusht 2025 dhe u mbështet nga shumica e deputetëve të komuniteteve të tjera joshumicë. Procedura e votimit, që përfshinte një votim të hapur, siguroi 73 vota pro, 1 kundër dhe 23 abstenime, duke plotësuar kështu kuorumin e nevojshëm.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata thekson se procesi i zgjedhjes respekton paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës, duke konfirmuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor për këtë pozicion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *