Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar vendimin e saj të plotë lidhur me moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb jo-shumicë.
Në vendimin e saj, Gjykata sqaron se ekzistojnë raste të veçanta ku Kuvendi mund të funksionojë edhe pa nënkryetar, nëse deputetët apo grupet parlamentare që kanë të drejtë për propozim nuk e ushtrojnë këtë të drejtë. Kjo mund të ndodhë edhe kur, megjithë vullnetin e shumicës së deputetëve, zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë bëhet e pamundur.
Në rastin konkret, Gjykata thekson se ky përjashtim nuk aplikohet, pasi shumica e deputetëve nuk kanë votuar për kandidatët e propozuar nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë atë serb, apo përmes procedurës së shortit. Kjo mospjesëmarrje e deputetëve në votim është faktori kryesor që ka penguar konstituimin e plotë të Kryesisë së Kuvendit, duke bërë që Kuvendi të mos funksionojë sipas rregullave të parashikuara.

Leave a Reply