Policia gjermane ka zbuluar të dhëna të reja lidhur me incidentin e rëndë ku u sulmua kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke, Iris Stalzer.
Sipas burimeve të ndryshme mediatike si BILD dhe Westfalenpost, dyshimet bien mbi vajzën e adoptuar 17-vjeçare të Stalzer. Duket se ajo mund të jetë autorja e sulmit me thikë, pasi më parë është përfshirë në një incident të ngjashëm dhune familjare gjatë verës.
Në dhomën e gjumit të djalit 15-vjeçar të adoptuar të Stalzer u gjetën dy thika, njëra prej tyre e kuzhinës, të cilat besohet se janë përdorur në sulm. Përveç kësaj, aty u gjetën dhe rroba me njolla gjaku.
Megjithëse politikanja e SPD-së u godit 13 herë, ajo është jashtë rrezikut për jetën. Prokurori publik konfirmoi për BILD se gjendja e saj është e qëndrueshme, megjithëse ajo ka pësuar lëndime të rënda në kafkë.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij akti të dhunshëm.

Leave a Reply