Në Vushtrri është inauguruar projekti i madh i Sheshit “Adem Jashari” dhe Parkingut Nëntokësor, një nga më të mëdhenjtë në historinë e qeverisjes lokale.
Kryetari i komunës, Ferit Idrizi, e cilësoi këtë hapësirë si një përpjekje të përkushtuar që nga fillimi i mandatit të tij. Idrizi theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin, duke e përshkruar atë si një hapësirë moderne dhe funksionale që do të shërbejë si për qytetarët, ashtu dhe për vizitorët.
Sipas tij, ky projekt reflekton vizionin për një Vushtrri që avancon me projekte transformuese dhe punë të ndershme. Në përfundim, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe durimin e qytetarëve gjatë realizimit të këtij projekti, duke premtuar vazhdimësinë e projekteve të mëdha në të ardhmen.

Leave a Reply