Audio-inçizimi i skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës

Kryetari i Komunës së Novobërdës, Sasha Millosheviq, është përfshirë në një skandal seksual, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Emisioni Debat Plus ka publikuar audio-incizime që përmbajnë biseda nga momente intime me një punonjëse të komunës. Në përmbajtjen e transmetuar, e cila është censuruar për shkak të natyrës eksplicite, dëgjohen gjithashtu komente fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve në Beograd.

Po ashtu, ka përmendje të veprimeve të dyshimta dhe të paligjshme. Këto ngjarje kanë ndodhur në zyrën e kryetarit, ndërkohë që Millosheviq ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me incizimet e publikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *