Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku një vajzë 15-vjeçare ka pretenduar se është abuzuar në një motel nga një person ende i panjohur.
Sipas burimeve zyrtare, e mitura, e identifikuar si L.Sh, ishte nën mbrojtjen e një qendre për viktima të dhunës seksuale. Megjithatë, më 5 tetor 2025, ajo kishte braktisur strehëzën së bashku me një mikeshë.
Në intervistën e saj me Policinë më 8 tetor, ajo rrëfeu se gjatë asaj kohe ishte endur në vende të ndryshme. Më 6 tetor, kishte shkuar në Motel “Relaks” në Skenderaj, ku sipas saj, kishte pasur marrëdhënie seksuale me një burrë.
Rasti është trajtuar si “Dhunim” nga prokurorja kujdestare, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore në IML-Prishtinë për të përcaktuar detajet e mëtejshme të ngjarjes. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar autorin e dyshuar.

Leave a Reply