Cllevio ekstradohet nga Dubai, përballet me akuza të reja

Reperi shqiptar Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Ahmeti, 39 vjeç dhe me origjinë nga Lushnja, u kap pas një operacioni të koordinuar nga Drejtoria e Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Ai u kërkua ndërkombëtarisht për akuzat e përndjekjes dhe thyerjes së masës së sigurisë, të vendosura nga Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2024.

Përveç kësaj, Cllevio ka një dënim të mëparshëm nga Gjykata e Fierit, ku u dënua me 9 muaj burg për “Largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Autoritetet shqiptare shprehën mirënjohje për bashkëpunimin me Interpol Abu Dhabi, që mundësoi ekstradimin dhe kthimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *