Mesfushori i talentuar i Real Madridit, Arda Guler, ka spikatur në La Liga gjatë tetë ndeshjeve të para të sezonit.
20-vjeçari turk ka arritur të krijojë 22 raste shënimi, duke treguar aftësi të larta në pasime dhe një vizion të mprehtë në fushë. Përveç kësaj, Guler ka kontribuar me 3 gola dhe 3 asiste, duke e çuar në 6 numrin total të kontributeve në gola për këtë sezon.
Ky performancë e bën atë një nga lojtarët më të dalluar në sulmin e skuadrës së tij. Në garë të ngushtë me të janë edhe tre futbollistë të tjerë, secili me nga 21 raste të krijuara: Kylian Mbappe i Real Madridit, Nicolas Pepe që luan për Villarrealin, dhe Pedri nga Barcelona.
Këta lojtarë po ashtu po tregojnë formë të shkëlqyer në kampionat.

Leave a Reply