QKUK përmirëson sinjalistikën për lehtësimin e qarkullimit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka filluar implementimin e shenjëzimeve të reja brenda hapësirave të saj, me qëllim përmirësimin e qasjes dhe lëvizjes për pacientët, vizitorët dhe qytetarët.

Ky projekt përfshin vendosjen e shenjave të reja rrugore dhe kalimeve për këmbësorë, të dizajnuara për të lehtësuar orientimin dhe për të shmangur konfuzionin në kompleksin spitalor. Në këtë kontekst, QKUK ka bërë thirrje për mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe stafit, në rast të ndonjë pengese të përkohshme që mund të shkaktohet gjatë kryerjes së punimeve.

Institucioni thekson se ndërhyrjet synojnë përmirësimin e rendit dhe sigurisë në ambientet spitalore, duke kontribuar në një qarkullim më të lehtë dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e këtij kompleksi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *