Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, zhvilloi një takim me Giovanni Pietro Barbano, kreun e misionit të EULEX-it në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për sigurinë aktuale në vend dhe përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin mes dy institucioneve. Një nga temat kryesore ishte përgatitja policore për procesin zgjedhor, ku Policia e Kosovës tashmë ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Takimi synonte gjithashtu përmirësimin e koordinimit për të garantuar siguri të qëndrueshme dhe për të adresuar sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë. Ky bashkëpunim është thelbësor për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente, duke mbrojtur sigurinë publike dhe stabilitetin në rajon.

Leave a Reply