MPJD përshëndet marrëveshjen e re të paqes Izrael-Hamas

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka përshëndetur marrëveshjen e paqes të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar atë si një zhvillim kyç për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Në një reagim në Facebook, ministria vlerësoi udhëheqjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si dhe përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë, Katarit dhe Egjiptit, të cilat ishin vendimtare në arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Sipas ministrisë, marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin e fazës së parë të nismës për paqe në Gaza, duke mundësuar armëpushimin e plotë, lirimin e pengjeve dhe zgjerimin e ndihmës humanitare për popullsinë në nevojë në Gaza.

Ministria e Kosovës theksoi angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë, duke shpresuar që ky zhvillim do të sjellë një stabilitet të qëndrueshëm që do të përfitojë të gjithë rajonin. Republika e Kosovës ritheksoi mbështetjen e saj të palëkundur për mbrojtjen e jetës njerëzore dhe përpjekjet për paqe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *