Rreth 100 punëtorë të Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking” ende nuk kanë marrë pagën e plotë për muajt korrik dhe gusht.
Festim Beqiri, i cili punon si inkasues në këtë ndërmarrje, ka deklaruar se ata kanë marrë vetëm gjysmën e pagës për këta muaj, ndërsa pjesa tjetër mbetet e papaguar. Menaxhmenti i kompanisë ka informuar stafin se po përballen me vështirësi financiare për shkak të uljes së të ardhurave nga terreni, duke shtuar se nuk mund të japin një datë të saktë për pagesën e plotë.
Këto informacione janë konfirmuar në një mesazh që menaxheri u ka dërguar punëtorëve përmes platformës Viber. Beqiri ka shprehur dyshime se kjo situatë është pasojë e keqpërdorimeve financiare brenda ndërmarrjes.
Ai pretendon se është larguar nga vendet me shumë punë për t’i zëvendësuar me persona të tjerë dhe thekson se nuk pranon të dorëzojë dhe pranojë paratë pa i numëruar, duke sugjeruar keqpërdorim të mundshëm.

Leave a Reply