Pas pezullimit të përkohshëm të dekretit presidencial nga Gjykata Kushtetuese, i cili parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka reaguar në rrjetet sociale.
Binaj, i mbështetur nga opozita, deklaroi se është i përgatitur të marrë pjesë në çdo kohë që do të zhvillohen zgjedhjet, duke theksuar vizionin dhe vullnetin për ndryshim. Ai e shikon garën për Tiranën si një hap fillestar drejt një politike më të drejtë dhe fton qytetarët të angazhohen për të rikthyer besimin tek politika si shërbim publik.
Sipas Binajt, pushteti duhet të burohet nga qytetarët dhe të shërbejë për interesat e tyre. Ai përfundoi fjalën e tij duke theksuar rëndësinë e “partisë së qytetarëve” si forca më e fuqishme.

Leave a Reply