Nisma Socialdemokrate ka përmbyllur fushatën e saj zgjedhore me një tubim në Malishevë, vendlindja e liderit të partisë, Fatmir Limaj.
Gjatë fjalimit të tij, Limaj apeloi për mbështetje masive për kandidatin e tyre për kryetar komune, Ekrem Kastrati, në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor. Limaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe mbështetjes qytetare për të çuar përpara komunën, duke vlerësuar se qytetarët e Malishevës kanë traditë të bashkimit në momente vendimtare.
Ai u shpreh i bindur se suksesi i kandidatit të Nismës do të sjellë përfitime për qytetarët dhe të gjithë rajonin e Llapushës. Nga ana tjetër, kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, kërkoi një mandat të dytë, duke nënvizuar arritjet e tij gjatë katër viteve të fundit.
Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe premtoi se do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e mëtejshëm të komunës. Në tubim u prezantua edhe lista me 30 kandidatë të Nismës për asamblenë komunale.

Leave a Reply