Një audioincizim i siguruar nga Radio Televizioni i Kosovës përfshin Fatmir Shehollin, i cili është arrestuar nën dyshimet për spiunazh.
Në këtë material dëgjohet Sheholli duke diskutuar me një burrë dhe një grua, duke përmendur lidhjet e tij me Listën Serbe dhe terroristin Milan Radoiçiq. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi i Shehollit u realizua pas hetimeve disa mujore nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës.
Gjatë të enjtes, njësitë përkatëse të policisë kryen bastisje në banesën e Shehollit, duke sekuestruar prova që mund të jenë të rëndësishme për hetimet. Ky zhvillim vjen si rezultat i hetimeve intensive që pritet të zbardhin më shumë detaje mbi aktivitetet e dyshuara të Shehollit dhe lidhjet e tij me struktura të caktuara.

Leave a Reply