Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shprehur gatishmërinë e tij për të kandiduar për pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit, nëse siguron mbështetjen e nevojshme nga votuesit, sipas Klankosova.tv.
Rashiq theksoi se do të pranonte këtë rol si një detyrë me përgjegjësi, në rast se arrin të marrë votat e mjaftueshme. Ai deklaroi se marrëveshja për votat nuk varet nga ai, por është i hapur për të marrë detyrën nëse mbështetet nga deputetët.
Ai gjithashtu shpreson që të ketë mbështetje nga parti të tjera politike, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin e votimit. Rashiq u shpreh se është gjithmonë i gatshëm të shërbejë me përgjegjësi për të mirën e komunitetit.

Leave a Reply