Pas ezaurimit të kandidatëve nga partia e tij për pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit, deputeti Igor Simiq ka theksuar se ky post i takon komunitetit serb.
Ai ka nënvizuar se, sipas Kushtetutës dhe Rregullores, vetëm kandidatët e Listës Srpska kanë të drejtë për këtë pozicion, dhe çdo veprim tjetër do të ishte shkelje e këtyre rregullave. Simiq ka përsëritur propozimin për Sllavko Simiqin si nënkryetar, duke refuzuar të marrë pjesë në ndonjë veprim që bie ndesh me Kushtetutën.
Kjo deklaratë erdhi pas thirrjes së kryeparlamentarit Dimal Basha që të propozohet Nenad Rashiq, i cili nuk është pjesë e Listës Srpska, si kandidat. Megjithatë, Lista Srpska ka refuzuar këtë propozim.
Gjykata Kushtetuese ka rikujtuar se nënkryetari serb i Kuvendit duhet të zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve serbë në Kuvend, sipas aktgjykimit të fundit. Kjo përfshin një propozim të shkruar nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Leave a Reply