Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Ballkanin në fillim të javës së ardhshme, sipas një njoftimi zyrtar.
Ajo do të nisë turneun e saj tre-ditor të hënën, më 13 tetor, në Tiranë dhe do ta përfundojë të mërkurën, më 15 tetor, në Shkup. Gjatë udhëtimit të saj, Von der Leyen do të vizitojë edhe Prishtinën të mërkurën, ku pritet të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kjo vizitë shënon herën e parë që ajo vjen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë. Megjithatë, von der Leyen kishte vizituar më parë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë si presidente e Komisionit Evropian.

Leave a Reply