Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një trajnim të avancuar për Xhenier Luftarak, i cili synon përmirësimin e aftësive operacionale.
Ky program trajnimi është fokusuar në zhvillimin e aftësive për operacione xheniere, duke përfshirë lëvizshmërinë, kundër lëvizshmërinë dhe mbijetesën, sipas njoftimit të FSK-së, raporton Klankosova.tv. Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit janë përfshirë në një gamë të gjerë temash, që përfshijnë fortifikimet fushore dhe urbane, si dhe ndërtimin dhe kalimin e pengesave.
Trajnimi gjithashtu ka përfshirë teknika për kalimin nëpër zona të minuara dhe përballimin e sfidave të kalimit të ujërave. Ky trajnim ka për qëllim jo vetëm përmirësimin e aftësive teknike të pjesëmarrësve, por edhe forcimin e kapaciteteve të përgjithshme operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Leave a Reply