Audio i dyshimtë i Shehollit përmend Balje dhe Rrustemoviq

Radio Televizioni i Kosovës publikoi një incizim audio që përfshin Fatmir Shehollin, i arrestuar për spiunazh, dhe dy individë të tjerë.

Sipas burimeve, në këtë incizim janë edhe deputetja Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq. Në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, Rrustemoviq konfirmoi praninë e tij dhe të Baljes në incizim, duke shtuar se ishte edhe Sheholli.

Megjithatë, ai nuk pranoi të zbulojë detaje rreth diskutimeve, duke theksuar se është “njeri i shtetit” dhe se nuk mund të flasë përmes telefonit. Rrustemoviq nuk qartësoi pozicionin e tij shtetëror dhe nuk komentoi lidhur me marrëdhënien e tij me deputeten Balje.

Nga ana tjetër, përpjekjet për të kontaktuar deputeten Balje nuk kanë pasur sukses. Përsa i përket kohës dhe përmbajtjes së takimit, Rrustemoviq shprehu se informacioni është konfidencial.

Ky zhvillim vjen në kontekstin e hetimeve ndaj Shehollit për akuzat e spiunazhit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *