Temperaturat maksimale pritet të rriten në ditën e zgjedhjeve lokale

Fundjava pritet të karakterizohet nga mot i kthjellët me disa vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të shtunën, në disa zona, parashikohet mundësia e rreshjeve të lehta shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 6°C në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 14°C deri në 17°C.

Era do të fryjë lehtë deri mesatarisht nga verilindja. Të dielën, që përkon me ditën e zgjedhjeve, parashikohet rritje e temperaturave maksimale, duke arritur deri në 19°C.

Ndërkohë, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C në 8°C. Edhe në këtë ditë, era do të vazhdojë të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Këto kushte atmosferike pritet të ndikojnë në një fundjavë të qetë dhe të rehatshme për qytetarët, veçanërisht në procesin zgjedhor të së dielës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *