Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zhvillimin e Zgjedhjeve Lokale, që do të mbahen të dielën, më 12 tetor.
Vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. KQZ-ja ka bërë të ditur se shpërndarja e materialeve zgjedhore do të fillojë sot, e shtunë, më 11 tetor, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.
Këto materiale do të dërgohen në të gjitha vendvotimet për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor. Për të mundësuar votimin me kusht për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një qendër votimi.
Në total do të hapen 38 qendra votimi për këtë qëllim, duke përfshirë 54 vendvotime të veçanta. Qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar për kryetar komune si dhe një asamblist për kuvendin komunal përkatës.
Votimi me kusht është i lejuar vetëm në komunën ku votuesi është i regjistruar.

Leave a Reply