Moti i së shtunës: Vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Të shtunën pritet të ketë vranësira të shumta në të gjithë vendin, që në mëngjes mund të sjellin reshje lokale shiu.

Megjithatë, orët më pas do të karakterizohen nga intervale me diell. Temperaturat e mëngjesit pritet të bien në 8-10 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës do të ulen pak në 15-18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri të fortë prej 5-12 m/s. Ditën e diel, orët e para të mëngjesit mund të sjellin mjegull në zonat e ultësirave.

Gjatë ditës do të ketë periudha me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat. Temperaturat do të qëndrojnë të larta, duke arritur nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Në fillim të javës së ardhshme, moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kalime vranësirash dhe intervale me diell. Të martën, mund të ketë reshje të lehta shiu në disa zona.

Temperaturat maksimale do të bien gradualisht nga 17 në 13 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të zbresin në 3-4 gradë Celsius. Erërat do të jenë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi të lehtë dhe mesatare prej 3-8 m/s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *