Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet komunale të 12 tetorit ka filluar.
Materialet përfshijnë fletëvotimet që do të përdoren nga qytetarët në të gjitha komunat. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, këto materiale po vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit.
Prej aty, të dielën në mëngjes, do të shpërndahen në Qendrat e Votimit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shpërndan fletëvotimet dhe materialet e tjera zgjedhore, të cilat janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit.
Të dielën këto do të dërgohen në Qendrat e Votimit,” deklaroi Elezi për Klankosova.tv. Për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime.
Nga këto, 1.8 milionë janë dedikuar për secilin lloj zgjedhjeje. Kjo masë është ndërmarrë për të siguruar një proces të qetë dhe efikas të votimit në të gjithë vendin.

Leave a Reply