Kosova ka arritur të renditet në top 10-shen e Kombëtareve me performancën më të mirë në botë për vitin 2025, një nderim i madh për ekipin.
Ky sukses pasqyron formën e jashtëzakonshme të Dardanëve, të cilët në shtatë ndeshjet e fundit kanë regjistruar pesë fitore dhe një barazim. Ekipi i drejtuar nga Franco Foda ka arritur të triumfojë dy herë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve, ndërsa ka dalë fitues në miqësoret kundër Armenisë dhe Komoreve.
Një fitore e rëndësishme është shënuar edhe kundër Suedisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Së fundmi, Kosova barazoi me Slloveninë në një ndeshje të fortë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Këto arritje kanë rritur optimizmin dhe besimin se Kosova mund të sigurojë vendin e dytë në grup, duke synuar pjesëmarrjen në play-off për Botëror. Performanca mbresëlënëse ka rikthyer shpresën për të ardhmen e Kombëtares tonë.

Leave a Reply