Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, duke përdorur kompetencat e saj kushtetuese.
Ky veprim vjen pas propozimit zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje, që fitoi shumicën e ulëseve në Kuvend pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Sipas Kushtetutës, Albin Kurti, që është mandatuar për krijimin e kabinetit qeveritar, duhet të paraqesë përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim në Kuvend brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e dekretimit.
Presidentja Osmani ka shprehur urimet e saj për sukses në detyrën e re të z.Kurti, duke theksuar nevojën për një Qeveri me mandat të plotë dhe të konsoliduar sa më shpejt që të jetë e mundur.

Leave a Reply