Disa orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, tifozët serbë kanë bërë provokime ndaj ekipit shqiptar.
Në qytetin e Nishit, afër hotelit ku qëndron kombëtarja shqiptare, tifozët kanë vendosur në rrugë pankarta me hartën e Kosovës mbi të cilën është vendosur flamuri serb. Ky veprim nga tifozët vendas është cilësuar si i papërshtatshëm, duke injoruar thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s për ndarjen e politikës nga futbolli.
Ndërkohë, në stadium është hequr flamuri, një akt që tifozët vendas e justifikuan si masë për parandalimin e incidenteve të mundshme. Ky zhvillim ka rritur tensionet para ndeshjes, e cila është një sfidë kritike për ekipin shqiptar.

Leave a Reply